Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Ajlin Shishko, u prit ngrohtësisht nga banorët e fshatit Vraniq dhe Mushtisht, duke marrë mbështetje të fuqishme.
Shishko tha se qeveria e udhëhequr nga LDK-ja do të bëjë investime të rëndësishme në këto fshatra dhe në të gjitha zonat rurale të Kosovës, duke theksuar se qeveria e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku do të sjellë zhvillim për të gjithë.
“𝙉𝙜𝙖 𝙑𝙧𝙖𝙣𝙞𝙦𝙞 𝙫𝙟𝙚𝙣 𝙢𝙚𝙨𝙖𝙯𝙝𝙞 𝙞 𝙦𝙖𝙧𝙩ë: koha për ndryshim ka ardhur!
Me vlera dhe vizion, e ndërtojmë një të ardhme më të ndritur.
Bashkë për ndryshim!
#ajlinshishko96“, ka thënë Shishko.
“Mbrëmë ishim në 𝗠𝘂𝘀𝗵𝘁𝗶𝘀𝗵𝘁, në një atmosferë të jashtëzakonshme që reflektonte shpirtin e bashkimit dhe dëshirën për ndryshim.Ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe për energjinë që na dhatë.
Dua të falënderoj nga zemra kryetarin e degës së LDK’së në Suharekë, Dr.Ardian Shala, për mikpritjen, organizimin dhe respektin e jashtëzakonshëm që na ka treguar. Një udhëheqës i tillë është shembull frymëzimi për të gjithë ne që besojmë në një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
Mushtishti po dëshmon se është gati për një kapitull të ri, ashtu si e gjithë Kosova.
#ajlinshishko96“, ka thënë Shishko.