Ahmeti kujton Arbën Xhaferin: Kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona

0
58

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar Arbën Xhaferin në 13 vjetorin e vdekjes.

Ahmeti e përshkruan Xhaferin si një ‘mendje të kthjellët që e donte kombin mbi gjithçka”.

Postimi i plotë:

Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet njësoj.

Gjatë luftës së vitit 2001, kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona.
As pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi ynë nuk u ndalën.

Shpesh më thoshte: “Më konsidero si vëlla të madh.” Dhe, ashtu ishte, një vëlla i madh, një mik i urtë dhe një mendje e kthjellët që e donte kombin mbi gjithçka.

I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here