Agnesa Sinanaj rikandidon për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga LDK

0
121

Agnesa Sinanaj hyn për herë të tretë në garën për Kuvendin Komunal të Prizrenit, këtë vit si kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), raporton 04 Online.

Ajo ka thënë se përvoja e saj në dy garat e kaluara e ka bindur se zëri i qytetarëve është forca më e madhe e ndryshimit dhe premtoi përkushtim e transparencë për një Prizren më të mirë.

Njoftimi i plotë i Agnesa Sinanajt

Të dashur familjar e shoqëri,

Pas dy garave ku pata nderin të kërkoj besimin tuaj, kam vendosur që këtë vit të rikandidoj për Asamblenë Komunale të Prizrenit – kësaj radhe nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Përvoja e fituar gjatë viteve të angazhimit tim më ka mësuar se zëri i qytetarit është forca më e madhe e ndryshimit. Kam dëgjuar, kam bashkëpunuar dhe kam punuar për të ngritur zërin për nevojat e lagjeve tona, për zhvillim të drejtë dhe për një Prizren më të mirë për të gjithë.

Me përkushtim dhe transparencë, dua të jem zëri juaj në Asamble – për t’u siguruar që vendimmarrja të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarit. Me vizionin dhe vlerat e LDK-së, besoj se mund të bëjmë ndryshime të prekshme dhe të qëndrueshme.

Ju ftoj të bashkohemi në këtë rrugëtim. Së bashku, të ndërtojmë një Prizren ku fjala e qytetarit dëgjohet dhe respektohet.

Besimi juaj është forca ime më e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here