Alexis Mac Allister është gjithnjë e më afër transferimit te Liverpooli.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka raportuar se babai dhe agjenti i argjentinasit do të udhëtojë drejt Anglisë në orët e ardhshme për të diskutuar rreth kësaj lëvizje, shkruan Gazeta Express.
Liverpooli thuhet se dëshiron që të plotësojë detajet përfundimtare mbi marrëveshjen e kushteve personale.
Marrëveshja mes palëve pritet që të kryhet javën e ardhshëm, pasi babai Mac Allister do të jetë në Angli për të punuar në këtë.