Agjenda shtetërore për 28 Nëntor, nga parakalimi i FSK-së tek homazhet në Prekaz

0
409

Qeveria e Kosovës ka bërë publike agjendën shtetërore për shënimin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Shënimi i aktiviteteve katërditore nis të dielën me shfaqjen “Tri Motrat” në Teatrin Shqiptar në Shkup nga ora 19:00.

Teksa të hënën, më 28 nëntor, duke filluar nga ora 09:00 do të ketë homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, ndërkaq në ora 10:00 homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Në ora 11:00 parashihet të mbahen homazhe tek kulla e Isa Boletinit në Mitrovicë, pastaj vizitë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Për të vazhduar nga ora 12:00 deri në 14:00 do të ketë parakalim të Togut Ceremonial të FSK-së në sheshet e kryeqytetit.

Po të hënën prej orës 17:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të ketë ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë.

Për t’i lënë vend në orën 19:00 pritjes së kryeministrit, Albin Kurti, në mensën “Ramiz Sadiku”.

Më 30 nëntor sipas agjendës në ora 11:00 do të mbahen homazhe te varri i Hasan Prishtinës në Kukës, ndërkaq aktivitetet do të përmbyllen me ndeshje futbolli mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga ora 12:00 -13:00 në Kukës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here