Rezultimi i mishit të pulës në Shqipëri pozitiv me bakterin salmonella, kishte ngritur shqetësime edhe në Kosovë. Për këtë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kishte marrë veprime dhe ka kryer analiza. Në një njoftim të publikuar sot kanë konfirmuar se mishi i bardhë i pulës që tregohet në Kosovë është i sigurt.
“Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qen duke u tregtuar dhe ai qe ishte duke u importuar, është i sigurte për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Të gjitha rezultatet e analizave konfirmojnë, mishi i bardhë i pulës qe tregtohet në Kosovë është i sigurte
Pas ngritje se dyshimeve se mishi i pulës me origjinë nga Brazili kishte rezultuar pozitiv në Shqipëri.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte ndërmarre e veprimeve për të hequr dyshimet për konsumatorin kosovarë. Me një gjurmim të potë, duke vendosur masa shtesë kontrolli duke përfshi edhe marrjen e mostrave. Kufizime të shitjes deri në konfirmim përmes rezultateve të analizave laboratorike.
Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qen duke u tregtuar dhe ai qe ishte duke u importuar, është i sigurte për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim.
Mostrat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili janë testuar në aspektin mikrobiologjik, në parametrat e prezencës se Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis. Testet janë kryer me ANSR metodë e avancuar për amplifikimin e ADN-së se Salmonelles spp. Të njëjtat janë konfirmuar edhe me metodën klasike e bazuar në ISO 6579-1. Limitet të përcaktuara sipas rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore Nr. 27/2012 , si dhe plotësim ndryshimit 09/2018.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjithmonë do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, për të hequr dyshimet e konsumatorit mbi çdo pasiguri në produkte.
Po punojmë çdo ditë qe për sigurinë e ushqimit në vend, të besohet si fakt dhe si perceptim.