Agim Muçaj nga radhët e AAK-së është kandidat për një mandat të ri në Kuvendin e Prizrenit, shkruan 04 Online.
Në njoftimin e tij rreth kandidaturës, ai ka theksuar se gjatë katër viteve të fundit ka punuar me përkushtim për Korishën dhe fshatrat përreth, duke qenë pranë qytetarëve dhe duke u angazhuar për projekte zhvillimore.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, Muçaj garon me numrin 2 në listën e AAK-së, duke kërkuar sërish mbështetjen e qytetarëve me moton: “Bashkë për Prizrenin, bashkë për Korishën, bashkë për të ardhmen.”
Njoftimi i plotë i Agim Muçaj
Të dashur miq, bashkëvendas dhe bashkëfshatarë,
Para 4 vitesh më besuat votën dhe besimin tuaj për të përfaqësuar Korishën dhe fshatrat përreth në Asamblenë e Komunës së Prizrenit.
Gjatë gjithë këtij mandati kam punuar me përkushtim, me sinqeritet dhe me dashurinë që kam për vendlindjen time.
Kam qenë pranë njerëzve, kam dëgjuar hallet, kam kërkuar zgjidhje dhe kam punuar për projekte që i shërbejnë të gjithëve.
Tani, më 12 tetor, po ju kërkoj edhe një herë besimin tuaj, që ta vazhdojmë bashkë rrugën e punës dhe zhvillimit.
Në këto zgjedhje garoj me numrin 2 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Bashkë për Prizrenin, bashkë për Korishën, bashkë për të ardhmen!