Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se sipas bindjes së tij, Nenad Rashiq do të zgjidhet si nënkryetari i pestë i Kuvendit të Kosovës, në seancën konstituive që pritet të mbahet sot.
Në një prononcim për media para fillimit të seancës, Bahtiri ka qenë i qartë në qëndrimin e tij kundër Listës Serbe, duke theksuar se kurrë nuk do t’i jepte votën kësaj partie.
“Më parë e pres dorën, sesa ia jap votën Listës Serbe”, tha Bahtiri.
Ai shtoi se njësoj mendojnë edhe deputetë të tjerë brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
“Këtë mendim e kanë edhe kolegë të mi të Lëvizjes Vetëvendosje”, shtoi ai.