Agim Ademi dyshohet se keqpërdori buxhetin e Federatës së Futbollit të Kosovës

0
239

Agim Ademi është në mbajtje për 48 orë pasi dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e institucionit që ai drejton, Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në raportin 24-orësh të Policisë, është konfirmuar se Ademi dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimi” që lidhen me FFK-së.

Megjithatë, kreu i FFK-së natën e kaloi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më saktësisht në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Agim Ademi ditë më parë u lirua nga akuzat për një rast të ndodhur shumë vjet më parë e që nuk ishte i lidhur me futbollin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here