Afro 4 mijë kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS

0
206

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se 3941 qytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë aplikuar për konvertim të patentë shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Kurti tha se deri në mbyllje të afatit kanë mbetur edhe dy javë dhe se nuk është shënuar asnjë incident.

Tutje ai ka ftuar ata që nuk kanë aplikuar ende, që ta bëjnë këtë, mundësi e cila ofrohet deri më datën 9 gusht.

Postimi i plotë:

Procedura për pajisje me patentë shofer të Kosovës zgjatë 15 ditë.

Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here