Afërdita Saramati ngushëllon familjet Mehmeti, Rama dhe Morina, anulon të gjitha aktivitetet elektorale

0
91

Kandidatja për deputete nga “Koalicioni për Familjen”, Afërdita Saramati, i ka shprehur ngushëllime familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina për humbjen e rëndë dhe të parakohshme të bijve të tyre, duke theksuar se kjo dhimbje prek gjithë Kosovën.

Ajo njoftoi anulimin e të gjitha aktiviteteve për ditën e sotme në shenjë respekti dhe solidariteti.

Postimi i plotë:

Me zemër të thyer i shprehim ngushëllimet tona familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina për humbjen e rëndë dhe të parakohshme të bijve të tyre. Kjo dhimbje nuk është vetëm e tyre, por e gjithë Kosovës. Lutemi që Zoti i Madhërishëm t’i mbulojë me mëshirën e tij shpirtrat e djemve tanë dhe t’u japë forcë familjeve për të përballuar këtë dhimbje të pazëvendësueshme.

Në nderim të jetëve të humbura dhe në shenjë respekti për dhimbjen që ka prekur çdo zemër, njoftoj opinionin publik se kam vendosur të anulojmë të gjitha aktivitetet për ditën e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here