Afërdita Saramati merr mbështetje të madhe nga gratë e Prizrenit

0
60

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e “Koalicioni për Familjen”, Afërdita Saramati ka marrë mbështetje nga një grup i grave në Prizren.

Saramati ka thënë se gratë nuk janë vetëm shikuesit e ndryshimeve, por drejtuesit e tyre.

“Sot qëndroj krah për krah me një grup grash të jashtëzakonshme – bashkudhëtaret e mia, mbështetëset e mia, forca ime! Së bashku kemi vendosur të mos qëndrojmë më në heshtje, sepse e ardhmja jonë nuk ndërtohet duke pritur, por duke vepruar.
Gratë nuk janë më vetëm shikueset e ndryshimeve, por drejtueset e tyre. Ne jemi të vendosura të sjellim një politikë që dëgjon, vepron dhe transformon. Prandaj, më ndihmoni që këtë zë të guximshëm ta bëjmë edhe më të fuqishëm në Kuvend!
✅1 Eman Rrahmani
✅12 Aferdita Beqaj Saramati
✅129 #koalicioniperfamiljen”, ka thënë Saramati./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here