Kandidatja për deputete nga “Koalicioni për Familjen”, Afërdita Saramati ka vazhduar me takimet elektorale.
Kësaj radhe ajo ishte pjesë e një aktiviteti sensibilizues në qendër të qyetit, me ç’rast ka takuar dhe marrë mbështetje nga shumë qytetarë.
“Në kuadër të Koalicionit për Familjen, sot patëm një aktivitet të mrekullueshëm sensibilizues në zemrën historike të qytetit.
Ishte një ditë dimri e ftohtë, por energjia dhe përkrahja juaj e ngrohtë e bënë këtë aktivitet të mrekullushëm. Bashkë me qytetarë të shumtë ndamë mendime, dëgjuam njëri-tjetrin dhe folëm për një të ardhme më të mirë për familjet tona. Si shenjë mikpritjeje dhe falënderimi, u shërbyem të gjithëve një gotë çaj të ngrohtë – simbol i vlerave tona tradicionale dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit.
Së bashku mund të ndërtojmë ura të reja besimi dhe bashkëpunimi. Ky është momenti për t’i dhënë zë Prizrenit dhe për të punuar për familjet, vlerat dhe të ardhmen tonë!
✅1 Eman Rrahmani✔️
✅12 Aferdita Beqaj Saramati✔️
✅129 #koalicioniperfamiljen✔️”, ka thënë Saramati./04 Online