Kandidatja për deputete e “Koalicioni për Familjen”, Afërdita Saramati është duke marrë mbështetje gjithandej në Prizren dhe në tërë Kosovën.
Një mbështetje sot ajo mori edhe nga niveli qendror nga udhëheqësit e “Koalicioni për Familjen”.
Njoftimi i plotë nga shtabi zgjedhor i Afërdita Saramati:
Në takimin e sotëm në Swiss Diamond, Afërdita Saramati, kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit, mori mbështetje të plotë edhe në nivel qendror nga udhëheqësit e Koalicionit për Familjen. Afërdita garon me numrin 12 në listën e këtij koalicioni, i cili identifikohet me numrin #129.
E përkushtuar për të sjellë politika që fuqizojnë familjen dhe shoqërinë, Afërdita është zëri i ndryshimit që na duhet. Me vizion, përvojë dhe vendosmëri, ajo kërkon të bëjë dallimin në Kuvendin e Kosovës, duke i dhënë prioritet vlerave familjare, edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Të gjithë ata që besojnë te forca e familjes, te ndryshimi pozitiv dhe një e ardhme më e mirë për të gjithë, janë të ftuar t’i bashkohen kësaj rruge dhe ta përkrahin Afërditën me numrin 12 më 9 shkurt. Është koha për të vepruar së bashku për të mirën e përbashkët!
Eman Rrahmani 1 ✔️
Aferdita Saramati 12✔️
koalicioniperfamiljen 129✔️
alicioniperfamiljen 129