Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës pritet të hyjë në garë edhe Afërdita Saramati, e njohur nga iniciativa “Lista Familja”, shkruan 04 Online.
Sipas informatave ekskluzive që ka siguruar 04 Online, Saramati pritet të jetë pjesë e listës së PDK-së, duke i shtuar kështu vëmendjen dhe peshën politike kësaj gare zgjedhore.
Bashkimi i saj me listën e Partisë Demokratike të Kosovës konsiderohet si një lëvizje strategjike, pasi Saramati njihet për aktivizimin e saj në çështjet sociale dhe përfaqësimin e familjeve, temë që ka marrë jehonë të madhe kohëve të fundit.
Me futjen e saj në listë, PDK synon të zgjerojë bazën elektorale dhe të shfrytëzojë potencialin e figurave të reja me ndikim publik.














































