Kandidatja për deputete nga Koalicioni për Familjen, Afërdita Saramati, ka shprehur mirënjohje për mbështetësit e saj, duke falënderuar veçanërisht familjarët e saj që po kthehen nga diaspora për ta përkrahur.
Ajo theksoi rëndësinë e familjes si shtylla kryesore e shoqërisë dhe fuqizimin e zërit të Koalicionit për Familjen në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Falënderim nga Zemra për Përkrahjen Tuaj
Të dashur qytetarë, familjarë, miq, përkrahës dhe bashkëpunëtorë,
Me mirënjohje të thellë ju falënderoj për motivimin dhe mbështetjen që më keni dhënë në këtë rrugëtim të rëndësishëm. Një falënderim i veçantë shkon për familjarët e mi, mbi 50 anëtarë, të cilët në këto momente janë rrugës për në atdhe, për të më qëndruar pranë dhe për të forcuar zërin e Koalicionit për Familjen në Kuvendin e Kosovës.
Zoti i bekoftë të gjithë ata që po udhëtojnë! U priftë e mbara dhe u kthefshin në shtëpitë e tyre shëndoshë e mirë!
Me respekt dhe përkushtim, bija e juaj Afërdita!