Afër 6 mijë serbë i konvertuan patentë shoferët e ilegalë të Serbisë në të Kosovës

0
118

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës.

Gjithsej 5982 kërkesa janë dorëzuar deri më tani në tërë Kosovën për ndërrimin të patentë shoferëve.

Më së shumti kërkesa janë paraqitur në veri të Kosovës – 5280.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka vendosur në fillim të muajit maj të hapur mundësinë e konvertimit të patentë shoferëve ilegalë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe afati ka qenë data 9 gusht. Mirëpo, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar javën e kaluar se, në bazë të kërkesave të qytetarëve, afati është shtyrë deri më 23 gusht.

Pas skadimit të këtij afati, siç është paralajmëruar, vozitja në Kosovë me patentë shoferët ilegalë nuk do të jetë më e mundur.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani tha gjatë kësaj jave se pas përfundimit të kësaj periudhe, policia do të marrë masa, duke shqiptuar edhe gjoba.

Elshani tha se është një proces, i cili është duke kaluar pa probleme të theksuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here