Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit, ku është shfaqur e veshur me një palë shortse meshkujsh, që kanë ngjallur spekulime të shumta në rrjetet sociale.
Ajo u fotografua në një moment të relaksuar dhe casual, duke i kombinuar shortsat me një bluzë të thjeshtë, por ajo që ra më shumë në sy ishte fakti se ndjekësit e saj filluan të spekulojnë se shortset mund të jenë të reperit Capital T.
Lidhja e mundshme mes Adrolës dhe Capital T ka qenë temë diskutimi për një kohë të gjatë, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht ndonjë marrëdhënie romantike.
Kjo paraqitje e fundit vetëm sa ka shtuar thashethemet, duke bërë që fansat të mendojnë se modelja mund të ketë veshur shortset e reperit të njohur.
Adrola Dushi dhe Capital T janë parë shpesh bashkë në evente të ndryshme dhe kanë pasur një kimi të dukshme, duke i lënë ndjekësit të aludojnë për një lidhje më të ngushtë mes tyre.
Edhe pse këto spekulime kanë qenë të pranishme prej kohësh, të dy figurat publike kanë ruajtur privatësinë e tyre dhe nuk kanë komentuar për jetën e tyre personale.
Ndërkohë, Adrola vazhdon të shkëlqejë me stilin e saj të veçantë dhe paraqitjet e guximshme, duke treguar që, pavarësisht thashethemeve, ajo di si të mbajë gjithmonë vëmendjen mbi veten me zgjedhjet e saj të modës.
Nëse këto shortse janë me të vërtetë të Capital T apo jo, mbetet ende e paqartë, por një gjë është e sigurt – Adrola Dushi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së showbiz-it shqiptar./InfoKosova/
Shiko foton: