Adrola Dushi i habit të gjithë me deklaratën për Fifin

0
419

Këngëtarja e njohur, Fifi pak kohë më parë ka bërë publike lidhjen e saj me Adis Patushin.

Ish bashkëshorti i Adrola Dushit, ka nisur prej disa muajsh tashmë një romancë me këngëtaren e njohur Fifin, shkruan lajmi.net.

Çifti nuk janë treguar aspak të rezervuar për publikun dhe shpesh herë ndajnë foto apo video romantike së bashku.

E ftuar në “Why Not”, modelja seksi, Adrola Dushi është pyetur se çfarë mendimi ka për Fifin ku i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

Sipas Adrolës këngëtarja është një artiste të cilën ajo e vlerëson shumë dhe teksa të gjithë prisnin një reagim në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-partnerin e modeles, Dushi i uroj këngëtares shumë lumturi në jetën e saj.

“Një artiste që na ka prekur të gjithëve, me tekstet e saj me këngët e saj, e vlerësoj si artiste.”, thotë Adrola për Fifin.

E pyetur për lëvizjet e saj së fundi, Adrola e menaxhon mirë situatën.

“Mendoj që Fifi është nga ata njerëzit që meritojnë shumë lumturi në jetë, dhe ia uroj atë.”, ka shtuar modelja seksi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here