Adem Jashari titullar
Luftëtar legjendar
Ishte bir trashigimtar
Qëllimi i tij lexohej në ballë
Ushtrinë serbe për ta ndalë!
Për amanetin e pranuar
Me vetëdije është betuar
I erdhi dita për ta jetësuar!
Në Prekazin heroik
Tradita u përsërit
Nga Ahmet Delia
Në 1912-tën
Kur Serbia e sulmoi
Me sakicë plaku luftoi
Traditën e lirisë fitoi…!
Nga Emin Lati
Që mësohet
Në histori
Dora e djathtë
E Azem Bejtës
Një luftëtar
Me nam e burrni
Luftoi kaçak për liri…!
Nga lufta fitimtare
E Tahir Nebih Mehës
Babë e djalë në vitin 1881
Është e shënuar
Si luftë me magji
Këtu filloi shkatërrimi
I shtetit ish Jugosllavi…
Që komandohej
Nën hijen Serbi
Të gjithë këta burra
Bënë histori!
Ja kthyen armën
Fashistës Serbi!
Luftuan për liri!
Për shtetin tonë Dardani
Betimi i Adem Jasharit
Me frymëzim për atdhetari
U bë qysh në rininë e tij!
Adem Jashari
Trim titullar
Këtë shkollë
E ka marrë!
Serbisë hovin
Me ja ndal
Me familjen e tij
Me gra e fëmijë
Jetën e falën për liri
Kosova të quhet Dardani
Kjo është histori origjinale
E jona vlerë kombëtare
Të shkulen njëherë e mirë
Të gjitha toponimet serbo-sllave
Herët në mëngjes
Ushtonte fusha edhe mali
Luftë po bënte
Adem dhe Hamëz Jashari
Tri ditë e tri netë
Në luftimet e tërbuara
Vetëm Besarta e vogël
Me fat ka shpëtuar…
Kjo rezistencë
Kjo histori
Me ushtrinë kriminele
Të shtetit Serbi
Kumboi fuqishëm
Deri në përjetësi
Si luftë e shqiptarëve
Për liri dhe shtetësi
E dëgjoi e madhja superfuqi
Emrin e ka NATO-AMERIKË
Tërë botën e ka shëndritë
Është më e forta ushtri…
Dukej si ëndërr si fantazi
E ndryshoi shekullin e Ri
Ndodhi një mrekulli
Gjaku i Adem Jasharit
U shëndrrua në liri
UÇK luftën e vazhdoi
Kurrë amanetin
E Adem Legjendarit
Nuk e harroi
UçK dhe NATO
Lidhen miqësi…
Fat i madh
Për popullin n’robëri!
Një vit më vonë
Ushtria e NATO-s
Serbinë e bombardon!
Bashkë me UçK-në!
Dardaninë e çliron…
Adem Jashari Legjendar
Një titull i dhënë nga
Miliona-miliona shqiptarë
Edhe nga emrat ndërkombëtarë
Me çmimin NOBEL
Është vlerësuar
Për vendosmëri
Me tërë familjen
Ka rezistuar…
Lirinë tonë
E ka jetësuar!
Legjendari Adem Jashari
Ka ndryshuar tonën histori!
Për tërë këtë shqiptari
Lufta dhe sakrifica e tij
U kthye në forcë për liri
Ky është një trim Prekazi
Jetën lirisë ja fali
Legjendar Adem Jashari!
Të gjithë luftëtarët
E familjes Jashari
Luftuan për shtetësi
Luftuan për liri
Me gjakësoren Serbi
Ekzistencën tonë e lidhinin
Vetëm me drejtësi
Adem dhe Hamëz Jashari
Me tërë familjet e tyre
Me pleq-gra e fëmijë
Të betuar për liri
Për shtetin Dardani!
Adem Jashari një luftëtar
Luftoi si legjendar
Me identitetin kombëtar
Nën flamurin Kuq e Zi
Dardania është Shqipëri!
Luftëtar trashigimtar
Ai është një legjendar
Për gjithë popullin shqiptar
Legjenda e Adem Jasharit
Po këdohet kudo mbarë
Ashtu si Himni Kombëtar
Adem Jashari
Një trashigimtar
Një çlirimtar
Një legjendar
Lavdi të qoftë o shqiptar!
Prekazi, Drenica dhe tërë shqiptaria
Me ty jemi për jetë krenarë!
Shkruan: Safet SADIKU
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online