Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por me acar të fortë gjatë orëve të hershme të mëngjesit, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi nga 10 deri në 29 km/h, duke e bërë ndjesinë e të ftohtit edhe më të theksuar.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -13°C deri në -8°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 2°C deri në 6°C./04 Online