Abuzimi me çmime, inspektorati aksion në pompa derivatesh dhe markete: Do të shqiptohen gjoba

0
301

Inspektorët e Tregut, Inspektorët e ATK-së dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë inspektuar sot operatorë ekonomikë në tërë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit, Inspektorati i Tregut i MINT në bashkëpunim me Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kanë inspektuar pikat shitëse me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përcaktimin e marzhës tregtare.

“Te disa biznese ka pasur mosbarazim sa i përket sasisë së stokut dhe me këtë rast do të shqiptohen gjoba në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.

MINT ka njoftuar se janë inspektuar depo, markete dhe me këtë rast janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e vajrave ushqimore për shkak të mungesës së dokumentacionit, është konstatuar mospërputhje e çmimeve, mashtrime me sasisë e produkteve etj.

“Me këtë rast janë shqiptuar një numër i madh i gjobave gjithashtu lëndët do të trajtohen në pajtim me legjislacionin në fuqi. Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here