Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Blerina Abrazhda, ka deklaruar se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO pa kushte. Ajo theksoi se Shqipëria do të mbështesë gjithmonë aspiratat euroatlantike të shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Shqipëria në të gjitha nivelet e lidershipit që nga kryeministri, ministri i Mbrojtjes, ministri i Jashtëm, dhe unë vetë, jemi gjithmonë mbështetës të palëkundur të Kosovës. Patjetër që Kosova duhet të hyjë në NATO, kjo është e pakontestueshme”, tha Abrazhda për EO.
Ajo shtoi se, pavarësisht situatave në veri të vendit, shtetësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk mund të vihen në diskutim.
Sipas saj, mbështetja e Shqipërisë nuk është vetëm simbolike apo vëllazërore, por një mbështetje shtetërore dhe strategjike në çdo forum ndërkombëtar.