Abrashi: Zhurianët duan komunë funksionale dhe mbështetje për zhvillim

0
71

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, u takua me aktivistët e partisë në Zhur, ku diskutoi për sfidat e përditshme dhe nevojat e fshatrave, shkruan 04 Online.

Ai theksoi se qytetarët duan një komunë funksionale, me shërbime cilësore, infrastrukturë të denjë dhe mbështetje për bujqësinë e rininë.

Abrashi u shpreh se energjia e aktivistëve është garancia më e madhe se fitorja në Prizren është e mundur dhe e afërt.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

U takova me aktivistët tanë në Zhur, njerëz të përkushtuar e plot energji për ndryshimin që e meriton Prizreni. Diskutuam për sfidat e përditshme të kësaj ane, për nevojat që kanë fshatrat dhe për mundësitë që duhet t’i hapim së bashku.

💡 Nga bisedat tona, u bë edhe më e qartë: Zhurianët duan një komunë që funksionon çdo ditë – me shërbime cilësore, me infrastrukturë të denjë dhe me mbështetje për bujqësinë e rininë.

Kjo energji e aktivistëve tanë është garancia më e madhe se fitorja është e mundur dhe e afërt. Bashkë, për Zhurin dhe për krejt Prizrenin!

#Prizreni365#ArtanAbrashi#Zhur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here