Abrashi: Zhupa ka potencial të madh për turizmin rural, do ta mbështesim për të qenë i qëndrueshëm

0
73

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, gjatë një takimi me banorët e fshatit Planjane, ka diskutuar për sfidat e përditshme dhe për zgjidhjet e mundshme, shkruan 04 Online.

Ai theksoi se fshatrat e Zhupës janë vlerë e shtuar për Prizrenin dhe se turizmi rural, falë traditës, mikpritjes dhe natyrës, ka marrë hov, por kërkon mbështetje për të qenë i qëndrueshëm dhe për të sjellë përfitime afatgjata për banorët dhe qytetin.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Në Planjane diskutuam hapur me banorët e fshatit për sfidat e përditshme që ata kanë dhe për mënyrat se si bashkë mund të planifikojmë zgjidhjet më të mira.

Fshatrat e Zhupës janë vlerë e shtuar e Prizrenit. Turizmi rural aty ka marrë hov falë traditës, mikpritjes dhe natyrës së mrekullueshme, por ky zhvillim ka nevojë për mbështetje që të jetë i qëndrueshëm dhe të sjellë përfitime afatgjata për banorët dhe qytetin tonë.

#ArtanAbrashi#Vetëvendosje#prizreni365

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here