Abrashi synon të udhëheqë Prizrenin: E njoh qytetin dhe sfidat e tij

0
128

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet e tij se pse duhet të jetë kryetar i kësaj komune.

Abrashi ka theksuar se njohja e thellë e komunës dhe përvoja e tij politike janë faktorë kyç për të udhëhequr Prizrenin.

“Në këtë garë kam vendosur të hy, për shkak se besoj që e njoh Prizrenin. Ka kohë që kam filluar aktivitetin tim politik, fillimisht si aktivist, i cili është marrë tema politike, që kanë qenë brengë e komunitetit një kohë të gjatë. Në vitin 2013 jam zgjedhur anëtar i Kuvendit komunal, kam vazhduar me mandatin e dytë po ashtu si anëtar. Kam pasur rastin që për dy vite të jem kryesues i kuvendit Komunal.

Pastaj, në zgjedhjet në zgjedhjet e 2019 jam zgjedhur deputeti i Kuvendit të Kosovës, tri herë radhazi dhe se besoj e njoh edhe mënyrën se si funksionin institucioni. E njoh komunën e Prizrenit, i njoh problemet e Prizrenit, lagjet, fshatrat dhe sfidat që qytetarët ballafaqohen”, ka thënë Abrashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here