Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, shprehu falënderimet për mbështetjen e qytetarëve gjatë tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore të mbajtur sonte në sheshin “Shatërvan”, shkruan 04 Online.
Sonte, sipas Abrashit, Prizreni foli me një zë të vetëm për ndryshim dhe fitore, duke treguar entuziazmin dhe energjinë e qytetarëve për zgjedhjet e 12 tetorit.
“Sonte Prizreni foli me një zë të vetëm për ndryshim dhe fitore!
Faleminderit!
Shihemi të dielën mbrëma në festën e madhe në Shadërvan!” – tha Abrashi.