Abrashi: Si kryetar i ardhshëm do të mbështes më shumë nismat për sensibilizim dhe përkujdesje për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

0
88

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, është takuar me gratë e shoqatës “Renesanca”, që mbështesin të prekurat nga kanceri i gjirit, shkruan 04 Online.

Ai tha se përvoja dhe përkushtimi i tyre janë frymëzim i vërtetë dhe se si kryetar do të angazhohet për më shumë sensibilizim, përkujdesje dhe mbështetje institucionale.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

🌸 Jemi takuar me gratë e shoqatës “Renesanca”, të cilat prej vitesh punojnë dhe veprojnë për të mbështetur gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

Përvoja e tyre është e thellë dhe prekëse. Të gjitha kanë kaluar sfida të mëdha, por gatishmëria dhe përkushtimi i tyre për t’i ndihmuar të tjerat është frymëzim i vërtetë. Lufta e tyre e guximshme ndaj kësaj sëmundjeje, e kthyer në triumf dhe solidaritet, është shembull i forcës që bartin gratë tona.

Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, e shoh të domosdoshme që të mbështesim edhe më shumë këto nisma, të krijojmë hapësira për sensibilizim, përkujdesje dhe përkrahje institucionale. Sepse shëndeti dhe dinjiteti i secilit qytetar janë vlera mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja jonë. 💗

#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#Renesanca#Prizren

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here