Abrashi: Rruga Korishë–Kabash, projekt i rëndësishëm që do të nxisë zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale

0
102

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka njoftuar se ka përfunduar procedura e shpronësimit dhe ka nisur ajo e prokurimit për projektin e rrugës Korishë–Kabash, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore që lidhet me rrugën R118 në drejtim të Brezovicës, shkruan 04 Online.

Abrashi ka theksuar se ky projekt, i cili ka qenë një nga kërkesat e tij dhe deputetit Arbër Rexhaj, do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

“Rruga Korishë–Kabash ka qenë kërkesë e imja dhe e mikut tim Arbërit, një projekt i rëndësishëm që lidhet me rrugën R118 në drejtim të Brezovicës. Procedura e shpronësimit është përfunduar dhe ajo e prokurimit ka nisur. Së shpejti do të përfundojë kontraktimi dhe do të fillojnë punimet. Urime Korishës dhe Prizrenit!” ka deklaruar Abrashi.

Sipas tij, ndërtimi i kësaj rruge do të lehtësojë qarkullimin, do të rrisë qasjen në zonat turistike, si dhe do të krijojë mundësi të reja për bizneset lokale.

Ky projekt është pjesë e vizionit të Artan Abrashit për një Prizren të lidhur, të zhvilluar dhe me infrastrukturë moderne, ku çdo investim ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në rritjen e potencialit ekonomik të komunës.

https://www.facebook.com/reel/1531921741137956

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here