Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme të banorëve të Romajës, të cilët janë gjithmonë në krah të ndryshimeve pozitive.
Ai theksoi angazhimin e tyre për zhvillim, drejtësi dhe barazi, duke vazhduar rrugën e progresit për një të ardhme më të mirë.
Postimi i plotë i Abrashit:
Fshati Romajë gjithmonë ka qenë dhe mbetet në krah të ndryshimeve pozitive për vendin tonë. Me përkrahjen e fuqishme për Lëvizjen Vetëvendosje, banorët e Romajës tregojnë edhe një herë vendosmërinë për zhvillim, drejtësi dhe barazi.
Bashkë, me guxim dhe vullnet, po vazhdojmë rrugën e progresit për një të ardhme më të mirë!