Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, pas mbajtjes së tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore, ka theksuar se qyteti i Prizrenit meriton një qeverisje të ndershme, e cila kujdeset çdo ditë për një të ardhme më të mirë, shkruan 04 Online.
“Prizreni e meriton një qeverisje të ndershme, që kujdeset çdo ditë për një të ardhme më të mirë. Një qeverisje që dëgjon, punon dhe i shërben me përkushtim secilës familje prizrenase,” ka deklaruar Abrashi.
Me këtë mesazh, kandidati i VV-së ka përmbyllur fushatën zgjedhore, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar gjatë gjithë periudhës së takimeve e aktiviteteve në terren.