Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka prezantuar projektin e madh infrastrukturor Tuneli Dardani–Reçan, me gjatësi 1.2 kilometra, që sipas tij do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në qarkullim dhe zhvillim, shkruan 04 Online.
Abrashi ka theksuar se ky tunel do ta shkarkojë komunikacionin deri në 40%, duke krijuar një lidhje të re ndërmjet qytetit dhe rajonit të Zhupës, çka pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin, turizmin dhe ekonominë lokale.
“Ky nuk është vetëm një projekt infrastrukture, por një hap i madh përpara për Prizrenin që zhvillohet dhe bashkohet,” – ka deklaruar Abrashi.