Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka prezantuar projektet kryesore të infrastrukturës që planifikon të realizojë, shkruan 04 Online.
Abrashi tha se një nga prioritetet e tij do të jetë ndërtimi i vendparkingjeve publike, të cilat, sipas tij, deri më tani nuk janë trajtuar seriozisht nga qeverisjet e kaluara.
Po ashtu, ai ka paralajmëruar fillimin e një projekti madhor për qytetin, ndërtimin e Tunelit të Bajerit, nga ITP deri në Marash. Ky projekt, sipas kandidatit të LVV-së, do të lehtësojë dukshëm qarkullimin në Prizren, duke e ulur ngarkesën e komunikacionit në qytet për rreth 40%.
Abrashi theksoi se këto investime janë të domosdoshme për zhvillimin urban të qytetit dhe për ta kthyer Prizrenin në një hapësirë më të qasshme, funksionale dhe të modernizuar.