Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, gjatë një vizite në KF Liria, tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka planifikuar një investim prej 13 milionë euro për stadiumin e qytetit, shkruan 04 Online.
Abrashi, ka bërë të ditur se në planin e tij qeverisës është paraparë që futbolli të shndërrohet në aktivitet jashtëmësimor në shkolla.
Sipas tij, do të krijohet një ligë shkollore, me pajisje, transport dhe bashkëpunim me KF Liria, me synim zhvillimin profesional të talenteve të rinj.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Sot vizituam Klubin e Futbollit Liria – klub ikonik i Prizrenit dhe pjesë e historisë sonë sportive. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka planifikuar një investim prej 13 milionë euro për stadiumin e qytetit, që do ta kthejë Prizrenin në qendër të rëndësishme sportive.
Paralelisht, në planin tonë qeverisës kemi paraparë që futbolli të bëhet aktivitet jashtëmësimor në shkolla, me ligë shkollore, pajisje, transport dhe bashkëpunim me Lirinë për zhvillimin profesional të talenteve të rinj.
Sporti është shëndet, edukim dhe e ardhme për fëmijët tanë.
#Prizreni365#ArtanAbrashi#SportPërFëmijët