Abrashi: Personat me aftësi të kufizuara do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen e merituar

0
42

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, ka vlerësuar përkushtimin e organizatës Hendikos ndër dekada për personat me aftësi të kufizuara, shkruan 04 Online.

Ai theksoi se një shoqëri që nuk kujdeset për kategoritë më të ndjeshme nuk mund të justifikojë asnjë punë tjetër. Si rrjedhojë ai u zotua se gjatë mandatit të tij, kjo kategori do të ketë vëmendjen, mbështetjen dhe shërbimet e merituara.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Hendikos, prej dekadash, ka dëshmuar përkushtimin e palodhur për personat me aftësi të kufizuara dhe për familjet e tyre.

Një shoqëri dhe një shtet që nuk kujdeset për kategoritë më të ndjeshme, nuk mund të justifikojë asnjë punë tjetër. Kujdesi për këta qytetarë është test i vërtetë i përgjegjësisë sonë si institucione dhe si komunitet.

Unë jam i vendosur që gjatë mandatit tim si kryetar, personat me aftësi të kufizuara të kenë vëmendjen, mbështetjen dhe shërbimet e merituara.

#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#Hendikos#prizren

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here