Abrashi për Totajn: E shfrytëzon biçikletën për imazh publik, por sapo u bë kryetar, bleu veturë të re me zero kilometra

0
80

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prizrenit, Artan Abrashi, ka komentuar figurën politike të kundërkandidatit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Debat Plus”, shkruan 04 Online.

Ai e akuzoi Totajn për mospërputhje mes fjalëve dhe veprimeve, duke e cilësuar si një figurë që nuk i ka qëndruar besnik premtimeve publike.

“Kam ndjenja të përziera në raport me të, sepse ka thënë shumë gjëra që kanë rezultuar të kundërta gjatë mandatit të tij të parë si kryetar i Prizrenit. E shfrytëzon biçikletën për imazh publik, por sapo u bë kryetar, bleu veturë të re me zero kilometra”, ka thënë Abrashi./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here