Kandidati i LVV për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, u pritën sonte në mënyrë madhështore në lagjen Ortakoll, shkruan 04 Online.
Abrashi shprehu besimin e plotë se Ortakolli do të luajë një rol vendimtar në zgjedhjet e 12 tetorit. “Kjo lagje do ta vulosë fitoren tonë me përkrahje, energji dhe besim të palëkundur për ndryshimin që po vjen!”, tha ai.