Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, e ka nisur fushatën nga Lagjja e Trimave, ku para të pranishmëve tha se synon të ndalojë keqqeverisjen, duke sjellë zhvillim, transparencë dhe shërbime më të mira për qytetarët në çdo sektor, shkruan 04 Online.
“Qëllimi ynë është i qartë: një Prizren ku qytetarët shërbehen 365 ditë në vit, me institucione që punojnë ndershëm dhe shërbime më të mira në çdo sektor.”, ka thënë në mes tjerash Abrashi.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Nga Lagjja e Trimave e filluam rrugëtimin tonë për fitoren e madhe të 12 tetorit. Ky nuk është vetëm fillim i një fushate, por fillimi i një ndryshimi të domosdoshëm për Prizrenin.
Lagje më lagje, fshat më fshat, derë më derë e dorë më dorë, do të shkojmë kudo, për të ndalur keqqeverisjen dhe për t’ua kthyer qytetarëve pushtetin që u takon me të drejtë.
Qëllimi ynë është i qartë: një Prizren ku qytetarët shërbehen 365 ditë në vit, me institucione që punojnë ndershëm dhe shërbime më të mira në çdo sektor. Një Prizren modern, me zhvillim, me transparencë dhe me dinjitet – një qytet që të gjithë e duam dhe e meritojmë.
#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#12Tetor#Fitore#prizreni365