Abrashi nga Gorozhubi: Fronti për fitoren më 12 tetor është i pathyeshëm edhe këtu buzë Pashtrikut

0
191

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, zhvilloi një takim me banorët e Gorozhupit, shkruan 04 Online.

Ai vlerësoi bujarinë dhe besnikërinë e këtij fshati, duke kujtuar rolin e tij gjatë luftës kur shumë ushtarë të UÇK-së u pritën e u ushqyen nga banorët. Abrashi theksoi se fryma e qëndresës vazhdon të mbetet e gjallë dhe se fronti për fitoren më 12 tetor është i pathyeshëm edhe buzë Pashtrikut.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Gorozhupi asnjëherë nuk ka qenë fshat pasiv. Bujaria dhe besnikëria e banorëve të tij kanë qenë gjithmonë gjallë, sidomos në ditët e luftës kur shumë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kaluan kufirin dhe u ushqyen me bukën e këtij fshati bujar.

Në takimin me banorët e Gorozhupit, pashë se kjo frymë e qëndresës dhe e besnikërisë vazhdon të jetë e fortë. Fronti për fitoren më 12 tetor është i pathyeshëm edhe këtu buzë Pashtrikut. 💪

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Gorozhup#Has

https://www.facebook.com/abrashi.a/posts/pfbid02fr2LBHudPtTFNRZDW8iZpB8ePsphw2NKangdCAcXG6urLkRNpnoQ6gN9wBH6H67l

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here