Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, gjatë një vizite me banorët e lagjes “Edit Durham”, tha se idetë dhe propozimet e tyre do të përfshihen në programin qeverisës, shkruan 04 Online.
Ai u zotua se kërkesat e qytetarëve do të përmbushen me përkushtim për një Prizren që të gjithë e meritojnë.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Vizitë me banorët e lagjes “Edit Durham”, për t’i dëgjuar hallet dhe idetë e qytetarëve. Propozimet dhe idetë e tyre do të jenë pjesë e programit tonë. Ne zotohemi që me përkushtim do t’i përmbushim kërkesat e qytetarëve tonë për Prizrenin që meritojmë!
#ArtanAbrashi#Prizreni365#VETEVENDOSJE