Abrashi: Në Prizren do të bashkëqeverisim me të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme

0
78

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se qeverisja e tij do të jetë gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të qytetarëve pa dallime etnike apo politike, shkruan 04 Online.

“Në Prizren do të bashkëqeverisim me të gjithë, me partnerë shqiptarë dhe nga të gjitha komunitetet që ia duan të mirën qytetit tonë.

Kjo është filozofia ime e të bërit politikë: gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe në shërbim të qytetarëve.

Jo ndarje, por bashkim rreth zhvillimit, respektit dhe barazisë.

Vetëm kështu ndërtojmë një Prizren të drejtë, modern dhe për të gjithë.” – ka deklaruar Abrashi.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi dhe barazia do të jenë shtyllat kryesore të programit të tij për zhvillimin e qytetit, duke synuar një Prizren më të hapur, më të drejtë dhe më të bashkuar.

https://www.facebook.com/reel/1362726175291570

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here