Abrashi në Lubizhdë: Po e ndjejmë fuqishëm frymën e fitores që po afrohet

0
77

Artan Abrashi, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, tha se takimi me qytetarët e Lubizhdës së Qytetit dëshmoi përkrahjen e fuqishme për ndryshimin, shkruan 04 Online.

Ai u shpreh se energjia e tubimit ishte e jashtëzakonshme dhe se çdo ditë po rritet besimi se më 12 tetor Prizreni do të zgjohet për fitore.

“Përkrahja e qytetarëve po rritet çdo ditë dhe po e ndjejmë fuqishëm frymën e fitores që po afrohet. Lubizhdasit treguan se janë pjesë e ndryshimit që po vjen me Lëvizjen. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e palëkundur”, tha Abrashi.

Sipas tij, Prizreni është në prag të një ndryshimi të madh, të cilin qytetarët po e përqafojnë me vendosmëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here