Abrashi në lagjen “Dardania”: Fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë!

0
148

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes “Dardania”, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe, shkruan 04 Online.

“Bashkë me kolegen deputete Shqipe Selimi, u takuam me qytetarët e Lagjes Dardania, ku na pritën me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.
Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, plot energji, besim dhe vendosmëri për fitoren e së dielës në Prizren.
Falë qytetarëve të Dardanisë, fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë!”, ka deklaruar Abrashi.

Takimi, sipas tij, është edhe një dëshmi e mobilizimit të madh qytetar për ndryshim dhe përkrahjes së gjerë që po merr Lëvizja Vetëvendosje në Prizren në prag të zgjedhjeve lokale.

https://www.facebook.com/abrashi.a/posts/1423575869771546

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here