Në 27-vjetorin e Betejës së lavdishme të Vrrinit, kryetari i LVV-së në Prizren dhe kandidati për kryetar të komunës, Artan Abrashi, shprehu respekt dhe mirënjohje për dëshmorët e UÇK-së, duke theksuar se sakrifica e tyre ishte themeli i shtetit të pavarur të Kosovës, shkruan 04 Online.
“Në përvjetorin e Betejës së lavdishme të Vrrinit, përulemi me respekt dhe mirënjohje para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë për lirinë e atdheut”, ka thënë Abrashi.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Në përvjetorin e Betejës së lavdishme të Vrrinit, përulemi me respekt dhe mirënjohje para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë për lirinë e atdheut.
Gjaku i derdhur në këtë betejë dhe në të gjitha betejat e tjera të UÇK-së është themeli mbi të cilin sot ndërtojmë shtetin tonë. Kjo sakrificë na obligon që çdo ditë të punojmë me përgjegjësi dhe me përkushtim, për t’i bërë realitet ëndrrat e tyre për një Kosovë të lirë, të drejtë dhe më të zhvilluar.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#UÇK