Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, është takuar me kandidatët e Lëvizjes për Kuvendin e Komunës, raporton 04 Online.
Abrashi ka thënë se takimi ishte i mbushur me energji dhe frymë mobilizuese, ndërsa theksoi se uniteti, përkushtimi dhe vizioni i përbashkët e bëjnë fitoren të sigurt.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
U takuam me kandidatët e Lëvizjes për Kuvendin e Prizrenit. Ky takim ishte plot energji dhe frymë mobilizuese. ![]()
Kandidatët tanë paraqitën pikëpamjet, idetë dhe entuziazmin që tashmë ndihet në çdo lagje dhe shtëpi të Prizrenit dhe gjithë komunës. ![]()
![]()
Na pret shumë punë, por kemi forcën, unitetin dhe vizionin që na bashkon. ![]()
Me përkushtim gjithëpërfshirës, fitorja është jo vetëm e mundshme – por e sigurt. ![]()
![]()
#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje













































