Abrashi: Mbështetje e fuqishme nga gratë prizrenase për Vetëvendosjen

0
141

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim të veçantë me gratë prizrenase, ku ishte i shoqëruar edhe nga kandidatët për Asamble si dhe deputetet Fatmire Kollçaku-Mullhaxha dhe Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Abrashi theksoi se gruaja, si shtyllë e familjes dhe shoqërisë, është një mbështetje e fuqishme për Lëvizjen Vetëvendosje. Ai u shpreh se përkrahja që po merr nga gratë e Prizrenit për udhëheqjen e qytetit është e jashtëzakonshme dhe një inkurajim i madh për fitoren e 12 tetorit.

https://www.facebook.com/reel/1146431057422854

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here