Kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Artan Abrashi, së bashku me kandidatët e tjerë të LVV-së, vizitoi Proton Cable, liderin e prodhimit të kabllove elektrike në Kosovë.
Abrashi vlerësoi kontributin e kësaj kompanie, e cila që nga viti 2010 ka ndërtuar një standard të lartë në industrinë e telit të bakrit, granulatit dhe kabllove të tensionit të ulët, me një kapacitet prej 800 tonësh në vit.
Ai theksoi se mbështetja e bizneseve prodhuese është thelbësore për zhvillimin ekonomik, dhe LVV do të vazhdojë të punojë për krijimin e një mjedisi që fuqizon prodhuesit vendorë. Abrashi falënderoi Proton Cable për angazhimin dhe përkushtimin në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Kosovës.
Postimi i plotë:
Takim me bizneset prodhuese – Proton Cable
Sot, së bashku me kandidatët për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, vizituam Proton Cable, liderin e prodhimit të kabllove elektrike në Kosovë. Që nga viti 2010, kjo kompani ka ndërtuar një standard të lartë në industrinë e telit të bakrit, granulatit dhe kabllove të tensionit të ulët, me një kapacitet prej 800 tonësh në vit.
Proton Cable është një shembull i qartë se si industria vendore mund të rritet përmes investimeve në teknologji të avancuar dhe një qasje të rreptë ndaj cilësisë. Mbështetja e bizneseve prodhuese është kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për një mjedis që fuqizon prodhuesit vendor.
Faleminderit Proton Cable për pritjen dhe përkushtimin në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Kosovës!
#VETËVENDOSJE#ZhvillimEkonomik#MadeInKosova#ProtonCableArtan Abrashi 34