Artan Abrashi, kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se ka marrë konfirmimin nga Mushnikova për të vazhduar mbështetjen e saj ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ai shprehu falënderimet e tij për besimin dhe bashkëpunimin, shkruan 04 Online.
Abrashi gjithashtu theksoi se Mushnikova dhe Zhupa do të kenë vëmendjen e tij të plotë si kryetar, duke vënë në fokus zhvillimin e turizmit dhe shfrytëzimin e potencialit të madh që ofron rajoni për Prizrenin.
“Ky rajon është ndër më të rëndësishmit për zhvillimin e turizmit dhe potencialin e madh që ka për Prizrenin,” deklaroi Abrashi.