Abrashi: Gratë e Prizrenit do të kenë rol kyç në vendimmarrje

0
124

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me gratë e Prizrenit, ku mori pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit dhe kryetarja e Gruas së Lëvizjes, Albulena Haxhiu, shkruan 04 Online.

Abrashi tha se gratë kanë dëshmuar vizion dhe vendosmëri në çdo fushë, ndërsa premtoi se gjatë mandatit të tij ato do të kenë hapësirën e merituar në udhëheqje dhe vendimmarrje.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Takim i veçantë me gratë e Prizrenit, ku na nderoi me praninë e saj edhe Kryetarja e Gruas së Lëvizjes dhe njëkohësisht nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Albulena Haxhiu.

Gratë e Prizrenit, si gjithmonë, treguan vizion, vendosmëri dhe ide të qarta. Ato janë dëshmuar në çdo fushë ku kanë marrë përgjegjësi, ndaj gjatë mandatit tim si kryetar, do të kenë hapësirën e merituar në udhëheqje dhe vendimmarrje.

Jam thellësisht falënderues për mbështetjen dhe prezencën e znj. Haxhiu – gruas më të votuar në Kosovë, e cila është shembull i fuqisë së gruas në politikë dhe shoqëri. 🙌

#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#AlbulenaHaxhiu#prizren

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here