Abrashi: Gratë e Prizrenit do të kenë prioritet në çdo politikë publike të qeverisjes sonë

0
80

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka theksuar rëndësinë e rolit të grave në shoqëri dhe në proceset zgjedhore, duke theksuar se mbështetja e tyre është faktor kyç për suksesin dhe ndryshimin e qëndrueshëm, shkruan 04 Online.

“Mbështetja e grave ka qenë gjithmonë tregues i qartë i suksesit dhe shenja më e fortë e fitores në çdo zgjedhje.” ka deklaruar Abrashi.

Ai ka shtuar se “sot kemi përkrahjen e boshtit të familjes, grave të Prizrenit, dhe kjo na bën me obligim që në qeverisjen tonë ato të kenë prioritet në çdo politikë publike, në punësim, arsim, mbështetje sociale dhe përfshirje në vendimmarrje.”

Në fund, Abrashi ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar: “Faleminderit për besimin që na jepni çdo ditë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here